Micro Blading

Vetullat e tua natyrale të ëndrrave – pa kompromise ✨


Dëshiron vetulla më të plota, simetrike dhe natyrale që duken si qime të vërteta?


Microblading është teknika më precize e make-up-it të përhershëm, ku vizatohen vija të holla si qime në lëkurë – për vetulla mahnitëse, të plota dhe të definuara në mënyrë perfekte!


🔹 Çka është Microblading?

Microblading është një teknikë manuale pigmentimi, ku përmes një thike speciale vizatohen vija ultra të holla që ngjajnë në mënyrë befasuese me qimet natyrale të vetullave.
Kështu krijohen vetulla perfekte dhe natyrale që e theksojnë formën e fytyrës tënde dhe të japin një pamje të freskët dhe harmonike.



🔹 Pse Microblading?

✔ Efekti më natyral – vizatim i hollë si qime, pa efekt “blloku”
✔ Qëndrueshmëri – 1 deri në 2 vite vetulla të përsosura
✔ Ideal për vetulla të rralla ose me boshllëqe
✔ Simetri perfekte përmes vizatimit paraprak preciz
✔ Nuk ka më nevojë për grimosje të përditshme – zgjuar & vetulla perfekte!



🔹 Për kë është ideal Microblading?

💎 Ke vetulla me boshllëqe, të paformësuara ose shumë të holla?
💎 Dëshiron një alternativë natyrale ndaj grimit, pa dukje artificiale?
💎 Dëshiron të kesh çdo ditë vetulla të kujdesura pa mundim?
💎 Ke lëkurë të thatë ose normale, ku Microblading qëndron në mënyrë të shkëlqyer?

Atëherë Microblading është pikërisht për ty!



🔹 Si zhvillohet trajtimi?

🖊 Këshillim & vizatim paraprak – Forma perfekte përshtatet sipas fytyrës tënde
🎨 Përshtatja e ngjyrës – Zgjedhim tonin optimal sipas lëkurës dhe flokëve të tu
✨ Vizatim i hollë si qime – Pigmentim i imët për pamje sa më natyrale
💆‍♀️ Shërimi & rregullim – Pas rreth 6 javësh bëhet një Touch-Up për rezultat të përsosur



🔹 Powder Brows apo Microblading – cila është më e përshtatshme për ty?

✅ Microblading: Ideal për lëkurë të thatë dhe për vizatim shumë të hollë si qime
Powder Brows: Perfekte për lëkurë të yndyrshme dhe efekt të butë Ombré


Arsyet më të mira për ta bërë trajtimin tënd
tek Saranda Ferati

Përjeto përfitimet e Micro Blading dhe rezervo sot termin tënd për vetulla të lëmuara,

të formësuara në mënyrë perfekte, që e theksojnë bukurinë tënde. ✨

Bukuri natyrale🌿


Me shumë kujdes në çdo trajtim e theksoj bukurinë tënde natyrale. ✨


Përdori vetëm produkte që i kam testuar vetë – të përshtatshme, cilësore dhe të qëndrueshme. 🌿

Rezultate afatgjata ✅


E di sa sfiduese mund të jetë të jesh çdo ditë e rregulluar në mënyrë perfekte. ✨


Pikërisht për këtë arsye trajtimet e mia janë afatgjata – që të kursesh kohë të vlefshme çdo ditë dhe të dukesh gjithmonë perfekte. ⏰💖

Përshtatje individuale 🎯

Çdo trajtim e përshtas individualisht sipas nevojave të tua. 💆‍♀️✨


Ngjyra e lëkurës tënde, forma e fytyrës dhe ngjyra e syve janë unike – dhe pikërisht kjo të bën kaq të veçantë.

Të ndihmoj ta theksosh këtë veçanti, jo ta fshehësh. 💖